Pasi të keni kaluar disa etapa të vështira dhe të gjata të implantimit dhe të keni vendosur kurorën, dëshironi ta ruani këtë rezultat sa më gjatë të jetë e mundur.
Menjëherë pas implantimit të dhëmbëve dhe deri në shërimin e plotë të indeve të buta e heqjen e qepjeve, është e nevojshme t’u përmbaheni këtyre rregullave të higjienës:
- Mos e pastroni me furçë zonën e operuar në ditën e ndërhyrjes;
- Për larjen e dhëmbëve përdorni një furçë me fije të buta (Soft);
- Shmangni pijet dhe ushqimet e nxehta apo shumë të ftohta, si dhe ushqimet e kripura, të tharta dhe me erëza;
- Mos konsumoni ushqime të forta;
- Mundohuni ta përtypni ushqimin nga ana e shëndetshme e nofullës;
- Duke filluar nga dita e dytë, shpëlani zgavrën e gojës me tretësirë kripe ose me antiseptik çdo 2 orë dhe pas çdo vakti.
Ndryshe nga dhëmbët natyralë, kurorat mbi implante nuk e ndryshojnë ngjyrën e tyre origjinale, nuk prekën nga kariesi dhe duken më estetike. Megjithatë, ato kërkojnë të njëjtin kujdes të rregullt dhe të kujdesshëm si dhëmbët natyralë — përndryshe, implantet mund të humbasin.