Problemi i kariesit të dhëmbëve te fëmijët mbetet ende i pazgjidhur në të gjithë botën. Risku i lartë i zhvillimit të kariesit te fëmijët kushtëzohet nga prirja trashëguese, çrregullimi i formimit dhe mineralizimit të indeve të forta të dhëmbëve, konsumi i shpeshtë i sheqerit e ëmbëlsirave, si dhe mungesa e një higjiene cilësore orale.
Në këtë udhëzues për prindërit renditen mënyra të provuara për rritjen e qëndrueshmërisë së dhëmbëve ndaj kariesit dhe stabilizimin e ecurisë aktive të procesit karioz te fëmijët, duke përfshirë preparate me veprim me sistemik dhe mjete me përdorim lokal.
Fluoruret: Pasta dhe shpëlarës me përmbajtje fluoruri, tableta me fluorur natriumi, ujë i fluoruruar, kripë e fluoruruar
Fluoruri, duke u përfshirë në smaltin e dhëmbëve, e bën atë më të fortë dhe më të qëndrueshëm ndaj veprimeve acide dhe ndikimeve të tjera të papërshtatshme. I pranishëm në sasi të vogla në zgavrën e gojës, fluoruri katalizon mineralizimin dhe remineralizimin (rikthimin) e smaltit, frenon demineralizimin e smaltit dhe pengon veprimtarinë jetësore të baktereve të pllakëzës dentare që shkaktojnë kariesin.
Preparatet e kalciumit dhe fosforit, preparatet komplekse me kalcium dhe fosfate
Ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve, veçanërisht të dobishme për fëmijët që refuzojnë konsumin e qumështit dhe produkteve të tij; rekomandohen gjithashtu kur ka përmbajtje të pamjaftueshme të këtyre lëndëve në organizmin e fëmijës.
Vitazinat D, B1, B6, C
Rregullojnë shkëmbimin e fosforit dhe kalciumit në organizmin e fëmijës, përmirësojnë proceset metabolike dhe rezistencën e përgjithshme të organizmit të fëmijës.
Llajqet fluorure, gjelat, tretësirat, preparatet e kalciumit dhe fosfateve
Aplikohen nga mjeku dentist jo më pak se dy herë në vit; ndërsa në rastet me risk të lartë të zhvillimit të kariesit – çdo 1, 2, 3 ose 4 muaj.
Vulosja e fisurave (silantet) të dhëmbëve të përhershëm
Kryhet nga dentisti menjëherë pas daljes së tyre të plotë dhe në mungesë të dëmtimeve karioze.